Burim
MIRE SE ERDHET  
  Faqja Kryesore
  Libri i Vizitoreve
  Kontaktoni me mua
  Foto e Dites
  Foto Interesante
  Sport
  Horoskopi
  Kuriozitete
  Mate Dashurin
  Fjal te Urta
  Poezi pë Gurbetqaret
  Poezi Te Vjetra
  Poezi Patriotike
  Poezi Dashurie
  Historia e Shqiptareve
  Shpallja e pavaresis ne Vlore
  Shkence
  Interesante
  Auto
  Shendeti
  Kulture
  Test Tipi
  Cfar shenje je ne Horoskop
  Lojra
  Filma Shqip
  Zgjidh Radion dhe degjo Live
  Vizion plus live Tv
  Shtypi Ditor PDF format
  Kurani ne gjuhen shqipe
  Tv-Besa Live
  Tv-Rrokum live
  Chat
  Video Humor
  Kuiz
  Kamera e fshehte
  Atmosfera
  Love Test
  Shiko Oren ne disa Shtete
  Mbi 50 TV Live
  Slide Show
  Media Shqipetare
  Title of your new page
Kulture

Artistet e politikes

Aktore te njohur dhe kengetare te preferuar. Edhe kjo fushate zgjedhure nuk mund t’i shpetonte kryqezimit te artisteve me politike. Sepse kjo e fundit duket se ka vertete nevoje per imazhin e tyre.

 

“Nje model qe duhet imituar”. Keshtu e paten perkufizuar shume kohe me pare presidentin-shkrimtar te Cekise, Vaclav Havel, pasi qendroi 13 vjet ne majen e shtetit te tij. Shija e mire qe la pas figura e politikanit te ardhur nga bota e letrave, duket se e kishte tretur nje here e mire skepticizmin qe mbolli periudha pas ndryshimeve ne Evropen Lindore.

Edhe pse koha, vendi dhe lloji i zgjedhjeve jane krejt te ndryshme nga ato te rastit Havel, ne Tirane duket se “moda” per te vene ne krye te podiumeve elektorale figura te njohura te artit, eshte ende ne fuqi. Edhe pse behet fjale per zgjedhje vendore, ne listat e kandidateve per anetare te keshillit bashkiak te Tiranes, e sigurte eshte qe emrat e pare ne liste jane artiste te njohur. Nese Partia Socialiste ka zgjedhur Luiza Xhuvanin e Petrit Malajn, ajo Demokratike i eshte “pergjigjur” me Yllka Mujon, duke i lene radhen Levizjes Socialiste per Integrim, qe per nga vete mosha i ka me te rinj kandidatet e vet: Eneda Tarifen, Besmir Metanin e Klajdi Musabelliun. Dhe kjo per te perditshmet e kryeqytetit perben lajm. Titujt e medhenj paralajmerojne qe edhe kete here, listes se gjate te hartuar nder vite me emra artistesh ne politike i jane shtuar te rinj. Perderisa politika ka nevoje per ta, nuk ka asgje per t’u cuditur dhe eshte e natyrshme qe kryqezime te tilla te priten ne cdo kohe.

Nese ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2001 Yllka Mujo e pati refuzuar kerkesen e Berishes per te qene kandidate per deputete e partise se tij, kete here koha duket se flet ndryshe. Mbase sepse kjo ishte nje sfide me e lehte per t’u perballuar, por edhe pse kandidati per kryetar bashkie te Tiranes, Sokol Olldashi, i duket ai i duhuri, Yllka kesaj radhe eshte futur ne vallen politike. Qofte edhe duke kandiduar per nje nga anetaret e keshillit te ri bashkiak qe pritet te dale pas 18 shkurtit. “Jam perfshire per te dhene ndihmen dhe eksperiencen time me te mire qytetareve te Tiranes”, thote aktorja e shume roleve. “Dua te jap kontributin tim per perspektiva te reja ne art dhe kulture. Kam bindjen se Olldashi i ka dhene provat se e mban premtimin dhe kjo ma shton edhe me shume sigurine per kete pjesemarrje”. Dhe me siguri qe perkrahja politike e nje emri kaq te njohur te ekranit vetem sa e permireson imazhin e kandidatit te ri te PD-se. Yllka Mujo, ne mos si aktiviste e dalluar e partise ne pushtet, eshte nje nder aktoret me me emer te kinemase dhe teatrit shqiptar, dhe gjuha e zgjedhur e saj vetem sa do t’i ule tonet e egra politike. Sic pritet te ndikoje edhe sharmi dhe suksesi i Luiza Xhuvanit. Prej kohesh ne majat e karrieres se vet, Luiza nuk mund te ishte tjeter vecse emri me i mire per t’ia rrembyer artit e per ta cuar drejt e ne mbledhjet e kryesise socialiste. Fama e aktores qe keto kohe ka pushtuar ngado skenat dhe ekranet e kinemase, i kaperceu kufijte e roleve te misheruara per te qene nje nder figurat e perzgjedhura te Partise Socialiste per anetare e Keshillit te ardhshem bashkiak. Ne krye te listes madje. “Duke e konsideruar veten qytetare e pergjegjshme e ketij qyteti, mendoj se mund te kontribuoj edhe une ne zhvillimin e tij”, e shpjegon pse-ne e ketij vendimi Luiza. Edhe pse emri i saj surprizoi jo pak, askush nuk komentoi vendimin e PS-se per ta zgjedhur. Sepse eleganca, butesia dhe emri i Luizes i bejne vecse mire nje keshilli, qe per nga “titulli” te le shijen e nje kuvendi burreror e te veshtire. Qe sakaq eshte “kompensuar” edhe me nje te tille. Humbja e Petrit Malajt si kandidat i PS perballe Majlinda Bregut ne zonen e Laprakes ne zgjedhjet e pergjithshme te 2005-es, nuk i ka penguar te majtet ta perfshijne edhe nje here pedagogun e Akademise se Arteve, ne nje tjeter fushate. Edhe pse aktor i larguar nga ekrani, Malaj mbetet nje emer qe i ka dhene artit shqiptar dhe popullaritetin e tij, PS-ja mund ta shfrytezoje fort mire edhe ne keto zgjedhje lokale. Levizja Socialiste per Integrim gjithashtu, nuk ka mbetur prapa dy partive te medha. Duke iu permbajtur formatit si nje force te re dhe me fryme te re politike, edhe te zgjedhurit nga arti, LSI-ja i ka pasur te tille. Eneda Tarifa ishte emri i pare qe ra ne sy kur u publikua lista e perzgjedhur per anetare te keshillit bashkiak. Asgje per t’u cuditur perderisa keto kohe kengetarja i ka hyre edhe angazhimeve te tjera pertej kenges. E vene prej muajsh ne krye te zyres se Menaxhimit dhe Marredhenieve me Publikun prane “Karafi Group”, Eneda kish vendosur te kapercente edhe pragun politik. Dhe duke i shtuar edhe dy ish-etheistet, Klajdi Musabelliu dhe Besmir Metani, LSI e ploteson per bukuri imazhin e vet.

Deri ketu gjithcka duket ne vendin e vet. Politikes tone i duhen emra te njohur te fushes se artit dhe keta te fundit kryqezohen fort mire me te. Te pakten ne fillim. Sepse jo gjithhere ka rezultuar se artistet shqiptare jane edhe politikane te mire. Edhe pse pothuaj ne cdo fushate elektorale, per zgjedhje te pergjithshme a vendore, ata kane qene ne krye podiumesh e premtimesh te medha, shumesi i ketyre viteve per fat te keq flet ndryshe. Jo per keshilla bashkiake sigurisht, por nese shtrihemi me tej dhe hedhim syte nga parlamenti, pesha e artisteve, krahasuar me popullaritetin e bujen e fillimit e ka shtyre peshoren nga kahu i kundert. Sepse shume pak syresh e kane perballuar trysnine e eger te kuvendimit te madh politik. Salla e parlamentit te vitit 1996 mund te “ankohej” per cdo gje, por vetem per emra artistesh-politikane jo. Ndricim Xhepa, Xhevdet Ferri e Alush Shima ishin kontigjenti i deputeteve qe besonin se do te ndikonin per mire ne boten e artit permes ligjeve. Por ne fakt asgje e tille nuk ndodhi. Me gjithe bujen e fillimit asnje nga emrat e njohur nuk u degjua te fliste nga podiumi i Parlamentit. Sepse si deputete te nje parlamenti fatkeq dhe te shkurter, asnjeri prej tyre nuk e coi deri ne fund misionin qe ne fillim e nisen me jo pak buje. Madje shumekush mund edhe ta kete harruar eksperiencen e tyre te pare dhe te fundit ne politike, po te mos kishte qene angazhimi jo i vogel i Ferrit ne ligjin “Per kinematografine”. Por qe mbeti i vetem. Sepse edhe karriera politike e Robert Ndrenikes ne Parlament nuk u mor vesh se kur nisi e kur e perfundoi, ashtu si kandidimi i dikurshem i Bujar Lakos. Nje prag qe provoi ta kalonte edhe Mimoza Ahmeti e vene perballe Monika Kryemadhit ne vitin 2001, por qe nuk e kaperceu dot. Poetja ngacmuese dhe eksperimentuese, e pa se ishte me mire te mbetej me mire pas librave e saj, apo qofte dhe ne skena spektakli ku thoshte gjera perkunder rrymes. Sepse ne nje gare me nje politikane te sprovuar nuk do te mund t’ja dilte dot. Ndoshta e natyrshme, per mendesine shqiptare.

Medalja ka dhe nje ane tjeter: Megjithese te nevojshem per politiken, artistet nuk jane me aq te forte sa ne ato fillime te viteve ’90-te. Atehere ishte e pritshme te shikoje nje shkrimtar ne proteste, nje regjisor a nje piktor. Ata kishin avantazhin te jetonin nje epoke qe po lindte dhe qe ne fund te fundit, kishte nevoje per ta. Ashtu sic ata kishin nevoje per epoken. Ndodhi pikerisht ky kombinim i dyanshem qe solli me pas politikanet-artiste. Qe mbeten ne politike sot e gjithe diten. Prec Zogaj, Besnik Mustafaj, Arben Imami e Teodor Laco (tashme i terhequr) jane politikanet-artiste qe edhe pse startin e paten mbase jo me qellimin e mirefillte per te bere politike, mbeten te mberthyer brenda saj. E nderkaq nese dikur eshte thene qe Haveli eshte nje shembull qe duhet imituar, me siguri qe ai qe e ka thene ka pasur te drejte. Sepse, me gjithe perjashtimet, politika ka ende nevoje per artistet. Diana Culi eshte nje politikane e dale nga arti. Pa harruar me te spikaturin e llojit, Edi Ramen. E para shkrimtare e njohur, qe pertej librave di ta beje po aq mire edhe rolin e deputetes, i dyti nje piktor-publicist qe e ka provuar me kohe se di ta zoteroje mire turmen. Orator dhe me ambicje, Rama e ka kaluar me kohe proven e pare. Ka provuar kolltukun e ministrit, te kreut te bashkise e tani te kryetarit te partise me te madhe ne opozite. Qe si synim kryesor ka pushtetin. Per ta lene pikturen, studion e vjeter ne Paris dhe vete artin ne kohen e shkuar te karrieres se tij. Tanime, edhe per artin, eshte koha e politikes.


Ditet qe ndryshuan Ciljeten

Me nje album te ri e mbi te gjitha, me nje tjeter imazh, Ciljeta Xhilaga premton t’u rikthehet ekraneve muzikore. Si gjithmone seksi, por kete here me pak ekstravagante dhe me me shume klas. E mbi te gjitha me nje dashuri te re, per te cilen ka cfare te tregoje

 

Edhe pse me nje imazh teper larg asaj pamjes me te cilen ka pushtuar per muaj te tere kopertinat e revistave, Ciljeta Xhilaga serish nuk kaloi pa rene ne sy pak jave te shkuara ne sallen “Odeon” te Qendres Nderkombetare te Kultures. Kostumi i bardhe hedhur siper trupit joshes te vajzes qe doli per se pari nga “Miss Shqiperia” gjashte vjet te shkuara, edhe pse teper serioz, nuk e largoi dot vemendjen e pjeses tjeter te publikut qe kishte zene vend ne radhet e karrigeve te rreshtuara pergjate pasareles se “Miss Models of the Eorld”. Ne shoqerine e mikut te saj, edhe pse pa mini e bluze transparente, krejt indiferente persa ndodhte perreth, Ciljeta serish kishte goditur ne shenje. Syte ziliqare te vajzave dhe veshtrimet djallezore te djemve, pavaresisht veshjes se kopsitur deri lart, nuk iu ndane bukuroshes seksi te perfolur kaq shume ne keto kohe. Cka do te thote se edhe imazhi i ri, te cilin studentja e shkencave politike po kuron prej kohesh me kujdes, shume larg ekstravagantes dhe veshjeve joshese nuk e kane zbutur efektin “Ciljete”. Sepse qofte me kostum “alla zyrtar” apo me minifund super te shkurter, ajo mbetet nje “femme fatale” e koheve moderne. Dhe Ciljeta Xhilaga e di mire kete. Prandaj keto kohe eshte dukur me rralle rrugeve te Tiranes. Ka preferuar te kaloje me shume kohe mbi librat e shkolles e mbi te gjitha, te udhetoje me shpesh. Pasi pervec koncerteve dhe ftesave per te kenduar ne klubet me ne mode te kryeqytetit, vajza joshese e ekranit keto kohe pergatitet per nje tjeter sfide. Ka perpara garen ne festivalin “Kenga Magjike” dhe promovimin e albumit te dyte. Qe ndryshe nga ai i pari, premton te sjelle nje Ciljete shume te ndryshme nga ajo qe ka qene deri me tani: Vertete shume e nxehte, por padyshim me me shume klas. Dhe mbi te gjitha nje vajze te dashuruar qe prej me shume se nje viti po jeton nje romance plot pasion. Me pak fjale nje sexy-girl qe ndryshe nga sa thuhet lart e poshte po jeton periudhen me te arte te jetes se saj.

Keto kohe ka filluar te mendohet me gjate se zakonisht per garderoben e dites. Prej muajsh i ka hedhur tutje fundet e shkurtra, bluzat transparente me dekoltene e bollshme apo pantallonat me shtrat te shkurter, prej nga tinez dukeshin tangat tunduese. Ndryshe sa mund te besoje shumekush, Ciljeta ka vendosur t’u thote “stop” veshjeve ekstravagante, qe per hir te se vertetes, deri pak muaj me pare kane qene kryefjala e performances se saj. Do do te ndryshoje stil dhe imazh. Sepse tani me shume se kurre, bukuroshja me syte e shkruar beson se eshte nje vajze e rritur qe e ka lene pas adoleshencen me gjithe dalldite e saj.

“Cdo gje ndryshon me kalimin e moshes”, thote e bindur 21 vjecarja. “Nese me pare kisha deshire dhe ia dilja mbane te bija ne sy, ne rruge a kudo qofte permes veshjes, tani nuk dua me. Kam mesuar ta stiloj veten ne varesi te vendit ku ndodhem: Ne skene, ne shkolle apo kur dal me miqte. Eshte dicka qe ka ardhur vetiu”. Dhe ndryshimi ka filluar te ndihet nderkaq. Minifundin e kane zevendesuar pantallonat, ndersa bluzat e ngushta nga ku dilnin ne pah hiret ndjellese, i kane lene vendin xhaketave. Mbase pak me teper serioze se c’duhet, por perderisa ka funksionuar, kjo duket se ka qene formula e sakte. Aq me teper qe ne skene, ku keto kohe po prezantohet me shume se zakonisht, Ciljeta di ta kuroje mire imazhin e vet. “Me veshje seksi, por jo vulgare”, perkufizon duke paralajmeruar performancen e fundit qe po pergatit per festivalin “Kenga Magjike”, ne te cilin premton se fustani do te jete superseksi, por me shume klas. “Nuk jam me ajo adoleshentja e klipit “Tekila”. Tani jam nje vajze e rritur qe ndjek studimet e larta, kam nje te dashur dhe po ndertoj nje karriere ne kenge. Sekreti i nje veshje te bukur duhet te qendroje me shume tek finesa dhe pamja e bukur, sesa tek lakuriqesia”. Megjithate, vendimi i fundit i Ciljetes nuk nenkupton qe nje projekt te menduar me pare, qofte edhe ekstravagant, ta ktheje mbrapsht. Ashtu sic ndodhi me kengen dhe klipin e fundit te saj “Dridhe…”, e realizuar me grupin e njohur kosovar “Tingulli 3”, ku fjalori i piset dhe xhirimet me pamje jo pak turbulluese, sollen nje Ciljete perveluese, sic kishte qene gjithmone.

“Ndodhi krejt rastesisht”, tregon ajo. “Nuk e prisja qe kenga te ishte e tille, por kur shkova ne Prishtine per realizimin gjeta gjithcka gati dhe vendosa te mos e refuzoj. Sepse une kur e marr nje vendim, nuk jam me pishman”. Gjithsesi, me apo pa fjalet me “bip”, edhe kenga “Dridhe” e beri efektin e vet dhe me siguri qe nuk e demtoi aspak imazhin e ngritur te Ciljetes. Aq me teper qe tani ajo premton se do ta servire ne nje tjeter forme.

Qe se pari do te duket ne netet e “Kenges Magjike”, ku Ciljeta ka guxuar te garoje. Nje performance, menjehere pas asaj te Top-Fest, ne te cilen vajza e kerkuar e skenes u nda me vleresimin qe i dha media si “femra e veshur me bukur”. Cka i mjaftoi te besoje se ia kishte arritur qellimit dhe se ishte e gatshme te shkonte me tej. “Eshte nje rikthim i dyte te “Kenga Magjike” pas shume vitesh”, thote Ciljeta. “Per here te pare kam marre pjese kur isha 14 vjec, ndersa tani do te prezantohem me kengen e kompozuar nga Adrian Hila “S’ke ku vete”. Nje realizim qe i pershtatet stilit tim dhe qe shpresoj te vleresohet. Megjithate deri ne naten finale dhe tek ndarja e cmimeve, ka ende shume rruge. Te shohim”. E megjithate, as shpresa per nje cmim ne “Kengen Magjike” nuk do te thote se tani Ciljeta i ka hyre rruges se festivaleve. Kjo do te jete vetem prova e pare. Ndersa Festivali i madh i Kenges duket ende larg dhe mund te behet pjese e ambicjes se saj vetem pas disa vitesh. Atehere kur ajo te jete me e sigurte. “Edhe per te marre pjese ne kete eveniment, prita deri kur sigurova bazen ku do te mbeshtetesha ne muzike. Ndertova nje karriere tre-vjecare dhe me pas fillova te projektoj pjesemarrjen ne nje festival. E njejta gje vlen edhe per garen e fundvitit. Mendoj se duhet te jem me e rritur dhe me e pjekur artistikisht qe te synoj boten e madhe te festivalit”. Aq me teper qe tani synimet e saj rrahin ne tjeter vend. Eshte albumi i paralajmeruar prej shume muajsh dhe qe ne prag te Vitit te Ri Ciljeta ka vendosur ta promovoje. Dhjete kompozime te reja dhe tre videoklipe qe ditet e fundit kane zene pjesen me te madhe te kohes se lire te saj. “E kam zgjatur deri tani, sepse dua te bej dicka shume te bukur”, thote me entuziazem. “Jane kenge te reja qe i pershtaten natyres time, rryma qe i kam preferuar edhe me pare si turbo-folk, R&B dhe dance. Ndersa tek klipet do te mbizoteroje sensualiteti dhe klasi i larte”. Nje synim mbase pak i guximshem, por qe i vjen fort per shtat nje vajze ambicioze si Ciljeta. E cila deri me tani i ka mbajtur premtimet qe ka dhene. Qofte edhe duke thyer shume tabu apo skepticizem, te cilit nuk i shpetoi kur kendoi per here te pare. Prevecse ne kronikat roze Ciljeta ka qene nder ato kengetare te reja, per te cilen shumekush besonte se duhej t’i ishte mirenjohese teknologjise se larte per karrieren e saj ne muzike. Nje pershtypje, qe me aq sa tregon ajo vete, nuk e ka shqetesuar edhe aq. “Une e kam dhene proven se mund te kendoj edhe “live”, prandaj nuk me shqetesojne keto zera. Edhe perdorimi i kompjuterit e ka nje kufi. Jo cdo kenge mund te realizohet me teknologji. Sidomos baladat, tek te cilat une e kam dhene proven. Te tjeret le te mendojne c’te duan”. Dhe perderisa kenga eshte kthyer mirfilli ne profesion per Ciljetenm zerat dashakeqe duken tanime me larg se asnjehere tjeter. Koncertet dhe mbremjet ne baret e njohura te Tiranes, ku eshte e ftuar pothuaj cdo fundjavem jane garanti i saj per talentin qe i ka falur natyra ne muzike. Por edhe siguria per nje jete te qete financiare. Qe megjithate nuk jane te vetmet gjera per te cilat Ciljeta mund te krenohet.

Sepse ky ka qene nje vit vertete i mbare per te. Dhe jo vetem ne muzike, por edhe pertej skenave e koncerteve ku ka marre pjese. Eshte nje nder ato vajza te njohura qe fati e ka ndjekur edhe ne dashuri. Mbase jo nga ato me shikim te parem por gjithsesi te plotesuar. Nje love-story e ngjizur me shume se nje vit te shkuar ne plazhin e Sarandes, ku me ne fund rastesia i solli shansin te prezantohej me Romeon. Studentin e vitit te trete te Juridikut me te cilin, te pakten me shikime “gjuheshin” prej kohesh. “Ne fillim as qe e mendova se mund te lidheshimm edhe pse nga larg kishim kohe qe e njihnim njeri-tjetrin”, rrefen ajo historine per te cilen eshte lakuar jo pak ne kronikat roze te kryeqytetit. “Me pas gjerat rrodhen vete dhe ne e gjetem veten shume te lidhur”. Megjithate edhe pse ende nuk mund te thote nese Romeo eshte princi i kalter i jetes, Ciljeta pranon se kjo e saja eshte nje histori “alla Romeo dhe Zhuljeta”. Te pakten tani ai eshte i zgjedhuri i saj. “Nuk e di nese kjo do te kthehet ne dicka serioze sepse te dy kemi shume gjera per te bere ne jete perpara se te vendosim te hedhim hapin e madh per te krijuar nje familje. Por e rendesishmja eshte se ndihemi mire dhe pjese e njeri-tjetrit”. Cka nenkupton nje lidhje pasionante ku nuk mungon as perkushtimi, as fjalet e embla dhe as premtimet per nje jete te gjate se bashku. Dhe mbi te gjitha, ndryshe nga sa thuhet nen ze, nje dashuri shume larg kthetrave te xhelozise dhe ndarjes. Nje shenje e mirem perderisa Ciljeta eshte gjithmone ne qender te vemendjes dhe jo pak e kerkuar ne keto kohe. Por edhe sepse Romeo duket ai qe ne lidhjen e tyre e ka pranuar si te qene faktin se mikesha e tij e zemres, eshte nje femer qe bie jo pak ne sy. Mendim qe nuk e ndan edhe aq vete Ciljeta. “Mes nesh une jam tipi posesiv qe dua t’i kem gjerat vetem per vete”, thote ajo. “Mbase pse kam qene femije i vetem jam mesuar me kete ide dhe kete e shfaq pashmangshmerisht edhe ne lidhjen tone. Por sigurisht asgje problematike. Romeo nuk eshte xheloz dhe kjo eshte nje nga gjerat qe me pelqejne me shume tek ai. Ndersa une, ndryshe nga sa mund te besoje shumekush jam shume korrekte ne lidhje. Prandaj besoj se ky perkushtim e ka bere lidhjen tone te forte dhe te gjate”. Dhe padyshim teper larg ndarjes, per te cilen vetem pak kohe me pare u perfol ne mediat e kryeqytetit. “Nuk jemi ndare asnjehere dhe nuk kemi pasur asnjehere probleme, pavaresisht asaj cfare thuhet”, e mbyll rrefimin e saj Ciljeta. Sepse pertej asaj cfare shkruhet, ajo po e shijon per bukuri dashurine e saj. E se bashku me edhe te gjithe kete vit te gjate, i cili ka qene vertet te mbare. Dhe qe duket se do te mbyllet ashtu sic filloi. Me plot suksese. Me guximin per t’u perballur me nje sfide te re ne nje festival, me nje album te ri dhe e mbi te gjitha me nje dashuri per t’u patur zili.


Te vishesh “JP”

Stilisti shqiptar, bashkepunetor prej shume vitesh i Armanit ka zgjedhur te shfaqet ndryshe. Me linjen e pare te “firmosur” prej tij, Joni Pecci pergatitet per modelet vjeshte-dimer 2007. Aventura e djalit qe do te ccoje emrin e Shqiperise ne pasarelat e “alta-moda” te Londres dhe Milanos

 

Ai ishte ende nje djalosh i vogel, kur vemendjen e tij filloi ta perqendronte rreth fushes se modes. Paksa e cuditshme per nje djalosh vetem 7 vjec, e aq me teper, ne nje vend te izoluar, ku moda ishte e fundit per te cilen mund te diskutoje. Djaloshi i vogel, me nje trup te imet, qe quhej Joni Peci, do te bente vend pas kuintave, dhe ashtu i kerrusur, ai do te mund te futej fshehurazi ne sallen e Teatrit te Operas dhe Baletit, per te ndjekur koncerte dhe premiera te ndryshme. Qellimi i tij nuk ishin as muzika, as kercimi, por veshjet dhe stilimi qe perdornin artistet ne ate kohe. Gjithkush mund te besonte se ai djale gjendej fare rastesisht aty, ose gabimisht kishte ngaterruar destinacion.

As vete djaloshi i vogel nuk e kuptonte se dita dites kjo fushe do ta rrembente rreth saj duke e futur ne nje bote magjike. Askush ne ate kohe nuk i shkonte ne mendje, se ai djale do te ishte i lindur per te krijuar art, dhe aq me teper askujt nuk i shkonte ne mendje se ai shume shpejt do te behej nje nga emrat me te lakuar te botes se artit. Madje as vete Joni nuk e dinte se ku do ta nxirrte gjithe ajo kureshtje perzier me pasion. Qe ne ate kohe djaloshi i vogel do te shfaqte tendecat dhe preferencat e para rreth veshjve. Kurresesi nuk mund te vishej si te tjetert, me po ate model sandalesh apo ato veshjet unikale qe egistonin per te gjithe femijet e asaj kohe. Ai ishte i prirur qe gjithmone te kerkonte te vishte gjera te vecanta, ndryshe nga te tjeret, por edhe ndryshe nga dy femijet e tjere te familjes Peci. Te gjithe cuditeshin me deshirat dhe tekat e te voglit, i cili qe ate kohe s’ndreqej kollaj duke i qendruar strikt gjerave. E dua keshtu dhe pike. Askush nuk do ta besonte se nje dit ai djalosh do te radhitej perkrah emrave te medhenj te modes ne bote. Dhe aq me teper, nuk do ta besonin qe emrat e medhenj ta artit dhe skenes do t’i besonin atij veshjet e tyre skenike. Me shume pune, e pasion ai shume shpejt arriti atje ku deshironte.

Sot ai eshte rritur, dhe eshte vendosur pikerisht ne qytetin qe zien nga moda, ne Milano. Eshte radhitur perkrah Armanit, stilistit mjaft te njohur te artit italian, duke percjelle keshtu ne bote pak art shqiptar.

Pas mbarimit te liceut ne Tirane Joni i vuri vetes qellimin per t’iu perkushtuar artit te modes. Prej 14 vjetesh ai eshte vendosur ne kete qytet se bashku me nenen e tij ku jetojne ne apartamentin tashme te tyre.

Pas mbarimit te Akademise se Modes ne Milano prej kater vjetesh Joni ka frekuentuar konkurse te ndryshme, ku eshte shquar per talentin dhe pasioni i tij per artin e modes. Nje nga stilistet me te medhenj te botes Armani, do te spikaste talentin tek ai dhe do ta perfshinte ne projektet e tij, duke i dhene keshtu mundesine per nje eksperience te vecante ne fushen e modes. Por, Joni nuk do te mjaftohej me kaq. Me ambicjet e tij do t’i perkushtohej dhe javes se modes qe zhvillohet ne Milano, duke bashkepunuar me stiliste te famshem si “D&G”, “Kavali”, “Rokobaroko”, Cuci”, e te tjere.

“Me pelqente te punoj me ta sepse ne nje jave mode duket sikur eshte nje eksperience e njejte, por nuk eshte ashtu sepse ne nje jave mode punon me stiliste te ndryshem te cilet kane menyren e vet, ku jepen tendencat e modes. Dhe per me teper ke mundesi te marresh shume. Eksperienca me stitistet me te medhenj te Italise me ka ndihmuar shume. Pra kam mare shume gjera qe me kane vlejtur.”

Pasi ka mare pjese ne spektakle te ndryshme ne Itali dhe Shqiperi por edhe ne Kosove, Joni eshte pare te bashkpunoje me sopranon e njohur Inva Mula. Ardhja e tij nuk qe rastesore. Ai punoi per veshjet e albumit te sopranos Mulo, si dhe per veshjet e kalendarit te saj.

“Aktualisht po merrem me veshjet e Inves qe do te perdoren per te gjitha turet qe ajo do te kete ne shtete te ndryshme gjate ketij sezoni”, tregon Joni e ndersa tregon mbi projektin e 4 gushtit ne France, ne nje qytet qe shtrihet midis Lionit dhe Marsejes. Nje skene gjigande e cila ngjason me Butrintit por qe mund te permbaje rreth 10 mije vete.

Stilisti tregon se ne shume veshje do te fuse motive popullore shqiptare, por edhe gjera te cilat do tu pershtaten kengeve dhe veshjeve te tyre te cilat nuk kane lidhje me Shqiperine. Veshjet e tjera do te jene pershtat me veprat te cilat do te interpretohen nga vete sopranoja. Mes ngjyrave qe jane me te lakmuara Joni radhit ngjyren e bardhe, panen dhe shampanje. Aktualisht ka renditur disa plane te cilat kane te bejne me fushen e modes, qe do te jene ne Kosove, Ballkan por njekohesisht po pergatitet dhe per festivalin e pervitshem “Kenga Magjike”.

Shpeshhere Jonin e kemi pare te merret me stilimin e veshjeve te konkursit “Mis dhe Mister Albania”. Kete here duket se Joni ka hequr dore plotesisht. “Kjo eshte nje eksperience e vjeter dhe nuk dua te perseris veten. Eshte mire qe individe te tjere te merren me kete pasi dhe i ndihmon ne eksperiencen e tyre. Une kam te tjera projekte”, shton Joni me mjaft modesti.

E ndersa moda e stines se nxehte te veres ka kohe qe ka trokitur Peci, nuk heziton te na njohe me tendencat e modes se stineve qe do te pasojne. “Ne dimrin e ketij viti pritet te mbizoterojne shume ngjyra e shampanjes, dhe copat e mendafsha si kadife, kastor, akllaz dhe kashmir. Kete dimer do te jete moda e veshjeve shume te shkurtra. Nuk do te jene me ne mode palltot e gjata. Femra ne dimer duhet te jete shume seksi por edhe komode, shoqeruar me kepuce ortopedike. Keto do te jene per femrat, ndersa per meshkujt do te mbizoterojne ngjyrat, bardhe dhe bezhe”. E ndersa flet per moden Joni mban te veshur nje bluze bezhe dhe nje pale zhinkse firmato dhe nje kapele ne koke. Tregon se shume gjera te tij i stilon vete pasi nje problem per te jane masat te cilat nuk gjenden kollaj, duke qene paksa me permasa te imeta, dhe per me teper stilit dhe komoditetit qe ai kerkon.

“Nje njeri qe ka gusto dhe stil mund te vishet shume here me bukur dhe pa kushtuar shume, se sa ato qe shkojne dhe blejne rrobat me te shtrenjta”. E ndersa vjen shpesh ne Shqiperi Joni veren dhe studion menyren sesi vishen femrat shqiptare. Shume sinqerisht pergjigjet. “Ketu ende nuk dine te ndajne oraret e punes nga party, diten nga nata. Duhet patjeter te ndajne gjerat pasi nuk mund te shkosh ne pune e veshur si per opera. Por megjithate kohet e fundit kjo tendence eshte zbutur disi, pasi vitet e shkuara ka qene me e theksuar. Ketu cdo njeri ka moden e vet, qe ka te miren e te keqen bashke. Dhe shpeshhere ketu fajin ia vene modes”, komenton stilisti Peci e ndersa shton se ne kete vere do te vazhdojne te qendrojne veshjet te zbukuruara me tantella, tip ciganesh. Persa i perket ecjes paralele te modes ne vende te ndryshme te botes dhe Shqiperise Joni pohon se ketu tek ne moda vjen disi me vonese e ndersa jane nje pakice njerezish ata qe e sjellin menjehere. Persa i perket stilimit te femrave tregon se puna me to eshte me e lehte, ndersa me te veshtirin klasifikon stilimin e meshjkujve. “Meshkujt te lodhin me teper sepse nje kopse te levize humbet komplet bukuria e veshjes. Duhet te jesh shume i kujdesshem, pasi nje kopse me shume a me pak dhe veshja humbet komplet stilin”.

Persa i perket raportit te femrave, Joni tregon se zakonisht krijon raporte shume te mira. Pyetjes nese eshte i dashuruar i pergjigjet me nje pergjigje mjaft te thjeshte dhe te shpejte. ”Ndoshta”...

“Nuk me pelqejne femrat qe kane nje bukuri qe te trembin por ato qe kane shume sharm, dhe qe kane nje bukuri te brendshme dhe qe jane intiligjnete mbi te gjitha,” perfunon Joni perkufizimin mbi femren e ndersa padyshim femra qe ia ka perkrah i gezon keto veti.

E ndersa flet pak, ngadale dhe pa u ngutur, hera heres kerkon te mos zbuloje shume gjera rreth vetes. Eshte tipi qe nuk flet shume dhe deshiron qe projektet e tij t’i zbuloje ne kohe.

Deshiron shume qe te arrije te gjitha endrrat dhe deshirat qe i ka brenda vetes.

Dhe tashme kur stilisti ndjehet me i kompletuar se kurre, me me kembe ne toke, pas nje eksperience te gjate me stilsite mjaft te njohur ai ka ndermarre ndoshta hapin me te rendesishem te jetes se tij. Deshiron qe se shpjeti te sjelle linjen e tij ne Tirane. Koleksionet e tij me te fundit nen frimen “Made in Peci”, deshiron t’i sjelle si fillim ne Prishtine dhe me pas ne Tirane. Tregon se se shpejti do te jete nje eveniment mjaft ambicioz. Pas pak ditesh ai do te prish kontraten me Armanin dhe do te dale i vetem drejt rruges se stilimit. “Eshte nje hap i madh dhe ndoshta mund te rrezikoj, por te pakten do te kem mundesi te prezantoj veten time dhe atdheun tim. Eksperienca e nje njeriu qe ka krijuar moden si Armani, te meson pa dyshim, me ka vlejtur dhe besoj se do te me ndohmoje te dale me sukses ne kete iniciative qe kam nderrmarr”, tregon ai e ndersa perjashton mundesine per te punuar edhe me pas me Armanin ne bashkpunime te metejshme.

Ne kete evenimnet do te jene vajza dhe djem nga Shqiperia, Kosova, Kroacia dhe Italia te zgjedhur nga vete Joni te cilet do te mbajne mbi supe veshjet e ideuara dhe te stiluara nga vete ai. Si fillim keto ide do te hidhen ne foto per te ndertuar nje katalog dhe nje faqe interneti, me pas gjithcka do te konkretizohet ne pasarela. Java e modes ne Prishtine, pritet te realizohet ne javen e fundit te mujait tetor per te mberritur me pas ne Tirane. Luan Oruci eshte presidenti i agjensise “Kosova Model’s” i cili i ka bere dhe ftesen Jonit per te paraqitur ne Prishtine koleksionin e tij vjeshte –dimer 2006. Oruci tregon se prej gjashte vitesh ka krijuar kete agjensi te tij te modes, dhe prej tre vitesh ai organizon Javen e modes ne Prishtine, ku ka lidhje te drejteperdrejte me boten e perendimore te pasarelave. Oruci se bashku me Jonin pohojne se pasarelen e tyre do ta prezantojne ne pasarelat e Parisit, Londres, dhe Milanos, per te perfunduar ne pasarelat ne “Fashion tv”. Ne koleksionet e tij Peci tregon se do te sjelle qe nga veshjet e brendshme, dhe deri tek fustanet e mbremjes ku do te dominojne shume ngjyrat bezhe, shampanje, ngjyra te lehta por edhe ato te fortat te zbukuruara keto me aksesore te ndryshem bizhush. Ne fund nuk do te mungoje dhe nje parfum me emrin e Joni pecit mbase per ta kompletuar me mire figuren e stilistit me te ri.

Stilisti mendon dhe eshte i sigurt se veshjet e stiluara prej duarve te tij te cilat tashme do te preken nga realiteti shqiptar do te vleresohen dhe do te mund te blihen nga nje grup individesh te perzgjedhur. Mendon se keto veshje vijne ne nje kohe te pershtashme edhe pse jo me statusin ekonomik.

Kjo eshte gjithcka persa i perket ardhjes se linjes me te re “Peci”, ne Shqiperi, ndersa per nje kthim te perhershem ne Shqiperi 27 vjecari Peci i pergjigjet me nje “ndoshta” te forte.

 
  KOMENTET TUAJA

 
Lajme Shkurt  
 
 
Votoni  
   
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free